Përbërësit:
-4 feta kraharor pule
-4 feta proshutë e pjekur
-50 gr galetë
-1 presh i grirë
-1 qepë e grirë
-100 gr arra
-1/2 gotë verë e bardhë ose 1/2 gotë ujë
-pak majdanoz i grirë
-pak kripë
-pak piper
-vaj ulliri
Përgatitja:
Në fillim përgatisim mbushjen për rolet e pulës. Qepët së bashku me preshin e grirë i kaurdisim në një tigan me vaj ulliri. Shtojmë arrat e grira, i shuajmë me gjysmë gote verë të bardhë.
Në fund shtojmë majdanozin e grirë, piper dhe pak kripë, transmeton “Zëri”.
Fillojmë të përgatisim pulën role duke hapur fetat e mishit dhe sipër shtojmë një fetë proshute.
Hedhim një lugë nga mbushja e përgatitur dhe e rrotullojmë me kujdes për të krijuar një role.
Më pas e kalojmë sipër galetës dhe role e pulës është gati. Rolet e përgatitura i skuqim në një tigan me vaj ulliri duke mbajtur zjarrin të ngadaltë.
Receta është gati, mund të shoqërohet me perimet e stinës e me një gotë verë të bardhë, apo me diçka tjetër varësisht nga shija juaj.
E lehtë 25 minuta.