Role mishi në brumë

Role mishi në brumëBrumi:
-300 gr. miell
-1/2 lugë e mesme kripë
-150 gr gjalpë i prerë në copëza
-200 gr djathë krem

Mishi:

-1kg. mish viçi
-2 lugë gjelle Senf
-1lugë e mesme kripë
-10 petë mishi të terur

Kremi:
-1 qepë e prerë imët
-1 hudhër e shtypur
-pak rozmarinë e prerë imët
-yndyrë për fërgim sipas dëshirës

-125 gr. maskarpone
-kripë, biber
-1 e verdhë e vezë e përzier me pak qumësht për lyerje të jashtme

Përgatitja:

Për brumë përzihet mielli dhe kripa pastaj hidhet gjalpi dhe ulet një brumë i trohitur. Hidhet djathi krem përzihet dhe futet ne frigorifer për 1 orë.
Hapet brumi mbi tavolinë të mbushur me miell pastaj largohet mielli i mbetur sipër petës dhe peta paloset në 3 pjesë, mbështillet dhe futet prapë në frigorifer. Pas një kohe brumi edhe njëherë ngjeshët sikur më lartë dhe futet prapë në frigorifer për 30 min. ose gjatë gjithë natës.
Më tutje mishi lyhet me senf, kriposet, fërgohet mirë në vaj nga të gjitha anët dhe lihet të ftohet.

Pastaj vazhdojmë ta fërgojmë qepën, hudhrën dhe rozmarinën në vaj dhe i lihen të ftohen. Ndërkohë që maskarpone përzihet dhe kriposet.

Brumi hapet në një kënd të drejtë rreth 50X40cm (në bazë të madhësisë së mishit). Një copë brumë lihet në frigorifer për t’u përdorur më vonë për dekorim.
Mishi lyhet me kremin e përgatitur me parë, mbështillet me petat e mishit të terur dhe vendoset në mes të petës së brumit. Rrethet e petës lyhen me vezë dhe mbështillet mishi. Më pas dekorohet me brumin e mbetur në frigorifer.
I tërë specialiteti lyhet me ve sipër i ngjitet dekori duke u shpuar me pirun në disa vende dhe piqet në temp.200’C. Pas pjekjes lihet të qëndrojë edhe 5-10 min. në furrë të hapur.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..