Përbërësit:
– 12 feta të holla fileto viçi
– 2 karota
– 18 fasule
– 24 maja asparagësh
– vaj ulliri
Për salcën
– salcë soje
– sheqer
– niseshte
– 1 thelb hudhre
– xhenxhefil
– 1 spec
– 2 lugë fara susami
Përgatitja:
Pastroni karotat, fasulet dhe asparagët. Pritini karotat në shkopinj të hollë dhe pritini në gjatësinë e filetove të mishit. Ziejini në ujë me kripë perimet, pas 3-4 minutash hidhni fasulet.
Në bazën e 6 filetove të mishit shtrini 3 kokrra fasule, tre shkopinj karota dhe tre asparagë, rrotulloni mishin dhe fiksojeni me spango kuzhine. Përgatitni 6 fileto të tjera me të njëjtën procedurë, duke i shtuar dhe 4 maja asparagësh secilës, transmeton “Zëri”.
Në një enë hidhni 4 lugë salcë soje, 2 lugë sake, 2 sheqer, hudhër të grirë dhe spec, xhenxhefilin e qëruar dhe të grirë, farat e susamit dhe një lugë niseshte.
Ngrohni 2-3 lugë vaj ulliri dhe skuqni rolet nga të gjitha anët për rreth 5 minuta. Pasi të keni përzier të gjithë përbërësit dhe hidheni sipër roleve duke i lënë në zjarr dhe 1-2 minuta në mënyrë që salca të trashet pak.
Eliminoni spangot nga rolet vërini në pjatë dhe i shërbeni.