Rizoto Milaneze

Rizoto MilanezePërbërësit:
-400 gram oriz për rizoto,
-100 gram gjalpë,
-150 gram djathë kaçkavall të fortë,
-1 litër lëng mishi,
-1 qepë të vogël,
-shafran (10 fije).

Përgatitja: Fillimisht vendosim lëngun e mishit të ziejë në një tenxhere të cilën duhet ta mbajmë gjithmonë në vlim. Në mungesë të tij, mund të përdorim 2 kuba koncentrate viçi të cilat i kemi shkrirë në 1 litër ujë.

Në një tigan të madh kaurdisim qepën e grirë hollë me gjysmën e gjalpit (gjalpi duhet vetëm të shkrijë dhe jo të skuqet) në zjarr të avashtë, duke i përzier herë pas here me një lugë druri. Shtojmë orizin dhe vazhdojmë përzierjen derisa ai ta ketë thithur komplet gjalpin.

Pas kësaj, në zjarr të fortë, e shuajmë përbërjen me verë të bardhë të cilën e lëmë të avullojë plotësisht. Shtojmë dy garuzhde lëng mishi, e përziejmë dhe e lëmë derisa orizi ta ketë thithur komplet, pas kësaj shtojmë 2 garuzhde të tjera e kështu me rradhë derisa të përfundojë koha e gatimit.

Në gjysmën e kësaj kohe, tresim shafranin në pak lëng mishi dhe ia shtojmë orizit duke e përzierë mirë në mënyrë që ai të “ngjyroset” uniformë.

Kur orizi të ketë arritur butësinë e dëshiruar, e heqim nga zjarri, e spërkasim me djathin grana të grirë dhe i shtojmë pjesën tjetër të gjalpit. Përpara se ta servirim nëpër pjata, është mirë ta lëmë të pushojë për rreth 5 minuta me kapak të mbyllur në mënyrë që të marrë shije.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..