Përbërësit:
√ Këmbë bretkosash 300 g
√ Oriz arëborio 300g
√ Karotë 1 copë
√ Selino 1 degë
√ Qepë
√ Hurdha
√ Grana Padana
√ Verë e bardhë -150 ml
√ Gjalpë
√ Majdanoz
√ Kripë
√ Piper
Përgatitja:
Pasi lajmë këmbët e bretkosave në ujë të rrjedhshëm në një tigan me vaj ulliri, hedhim 2 thelpinj hudhër, të gjithë sasinë e bretkosave, karotat dhe selinonë. I kaurdisim për 1 minutë dhe shtojmë 200 ml ujë. Vazhdojmë zierjen për 3 -4 minuta. I heqim nga zjarri dhe i lemë mënjanë. Pastrojmë mishin e bretkosave nga kockat dhe këto i lemë mënjanë. Grimë qepën hollë dhe, në një tenxhere, hedhim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa
qepa të marrë ngjyrën e dëshiruar. Tostojmë orizin për 2 minuta. E shuajmë me verën Prosecco, shtojmë bretkosat dhe njëkohësisht vazhdojmë të përziejmë orizin, duke shtuar pak nga pak lëngun e përftuar nga zierja e tyre me perimet. Kjo procedurë vazhdon deri sa kokrra e orizit të jetë gati për konsum (al dente). Largojmë tenxheren nga zjarri, hedhim djathin grana dhe gjalpin. Përziejini dhe servirin në pjata, hidhni sipër majdanozin dhe piperin sipas dëshirës.