Rizoto me karkaleca

Rizoto me karkalecaDy përbërësit kryesorë janë orizi dhe lëngu (mish ose lëng zarzavate).

Duhet përdorur një lloj orizi i veçantë italian që rritet veçanërisht në Itali si Arborio, Vialone Nano ose Cararoli.

Lëngu i zarzavateve duhet të përgatitet në shtëpi, për të siguruar rezultate të shijshme, por nëse gjëndeni në rrethana që është e pamundur atëherë mundohuni të blini lëngun e zarzavateve më të mirë. Ju mund të përdorni, lëng pule, mishi, peshku, perimesh ose lloj tjetër gjithmonë në varësi të përbërësve që do përdorni në rizoton përkatëse.

Për 4 veta
Nëse dëshironi mund të përdorni perime tjera në vend të kungullit, por ky kombinim është mjaft i shijshëm. Shpargu është një perime që shkon shumë mirë me karkalecat dhe krijon kombinimin e ngjyrës rozë dhe jeshile. Mundohuni të gjeni kunguj të vegjël për shije sa më të mirë.

-4 luge gjelle gjalpë (2 luge hiqini veçmas për në fund)
-2lugë gjelle vaj ulliri
-¼ gotë qepë e grirë hollë
-2 gota oriz Arborio
-½ gotë verë e bardhë

-6 gota lëng perimesh ose pule
-3 kunguj të vegjël, pritini fundet, pritini përgjys përsëgjati dhe pritini hollë
-500 gram, karkalec të freskët dhe të vegjël, pritini përgjysmë
-½ gotë majdanoz i freskët dhe i grirë
-½ gotë djathë parmezan i grirë

Ngrohni 2 lugët e gjellës me gjalpë në një tigan të madh me vajin. Shtoni qepët dhe lërini derisa të marrin pak ngjyrë. Shtoni orizin dhe përziejeni derisa të mbulohet tërësisht me gjalpin dhe vajin. Filloni të shtoni verën, dhe përziejeni vazhdimisht në zjarr të mesëm derisa të thithet komplet. Filloni të shtoni ½ gotë me lëng të ngrohtë, dhe përziejeni derisa t’a thithë komplet. Vazhdoni në këtë mënyrë, duke shtuar lëngun e nxehtë dhe duke e përzierë vazhdimisht.

Rreth 10 minuta më vonë, shtoni kungullin dhe vazhdoni të gatuani dhe për 7 minuta të tjera. Shtoni karkalecat dhe le të vazhdojë në zjarr derisa të jetë bërë orizi, por të mos jetë as shumë i butë e as shumë i fortë në dhëmbë. Hiqni nga zjarri, dhe shtoni gjalpin e mbetur, majdanozin dhe djathin parmizan.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..