Rizoto me brokoli dhe pancetë

b91ef15d-6124-4451-a717-ddf87a0635eb---0-Përbërësit

– 300 gr oriz
– 300 gr brokoli
– 50 gr pancete
– 1 thelbi hurdhe
– 1/2 gote vere e bardhe
– 1.5 L lëng vegjetal
– 20 gr parmixhan te grire
– 20 gr gjalpë
– piper i zi, kripe

Përgatitja

Pastroni brokolit, ndajini ne degëza dhe ziejini për dy minuta ne ujë me kripe. Kullojini dhe mbajini veç. Qëroni hurdhën dhe skuqeni ne një tigan me gjalpin, bashkoni panceten per 3-4 minuta.

Hidhni orizin, skuqeni duke e përzier here pas here me një luge druri dhe lageni me verën e bardhe dhe ujin e brokoleve qe mbajtët ne një ene, lëreni te avulloj.

Zieni orizin duke bashkuar lëngun vegjetal te nxehte dhe duke e përzier shpesh, me vone shtoni brokolet. Kur orizi është zier, kriposni dhe aromatizoni me piper, shtoni parmixhanin dhe lëreni te mbuluar me kapak për disa minuta.

Article Tags:
Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..