Revani Vlonjate

revaniPerberesit:
2 gota uje 4 gota niseshte 1 gote vaj ulliri dhe gjalpe (gjysem-gjysem) 1 gote arra 1-2 luge mjalte 1 veze .

Pergatitja :
Ne nje ene te thelle hedhim ujin dhe niseshtene dhe e tresim mire te mos kete kokriza.

Pas kesaj veme ne zjarr nje tenxhere te thelle ( materiali ideal i tenxheres eshte bakri , nese jo perdorni nje tenxhere qe nuk ngjit te tipit tefal ) shtojme vajin e gjalpin dhe pasi eshte ngrohur pak hedhim sheqerin dhe e trazojme me luge druri derisa te shkrije sheqeri e te karamelizohet teresisht e te kete marre ngjyren karakteristike te karameles.

Shtojme arrat (ose bajame , lajthi , pisthachio ) hedhim me kujdes te mos digjemi niseshtene e tretur ne uje dhe me luge druri trazojme masen e perftuar me levizje te luges nga jashte brenda te pakten per 15-20 minuta .

Ne kete faze ose e sherbeni sic eshte (hasude) duke e hedhur ne nje forme te ftohet ose e shtroni ne nje tepsi , shtoni siper vezen te cilen e kemi rrahur me 2 luge mjalte dhe e fusim ne furre te ngrohte ne 160 grade C per 35 minuta .

Pasi eshte pjekur e leme te ftohet dhe e servirim sipas deshires vetem ose te shoqeruar me akullore , fruta te fresketa apo kremra te ndryshem .

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..