Revani me kakao dhe shllag

Revani me kakao dhe shllagMerren tri vezë dhe tunden me 12 lugë sheqer. Pasi të fitohet masë e trashë shtohet një gotë qumësht dhe përsëri përzihen. Në fund qiten 12 lugë miell ku më parë është përzier një ‘pecivë’ dhe dy lugë kakao. Revania e gatuar kështu qitet në tepsi të lyer me yndyrë dhe para se të futet në furrë mbi sipërfaqe të saj qiten 100 gramë arra të grimcuara.

Sherbeti: 3 gota qumësht vlohen me 7 lugë sheqer dhe një qese aromë vanilje.

Revania e pjekur ftohet dhe ulet me sherbet të vaktë. Sipër hidhet shllagu.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Comments

Don't Miss! random posts ..