Recetë për ëmbëlsirë

Recete per EmbelsireBrumi (pjesa e 1-rë)
3 vezë
1 filxhan vaj
1 filxhan qumësht
1 peciv
Miell sipas nevojës

Filli i parë (pjesa e 2-të)
2 pudinga vanile
0.75 l qumësht ( +dredhëza për zbukurim)

Dekorimi (pjesa e 3-të)
Xhelatin
Lëng të kuq (varësisht çfar ngjyrë e deshironi)
Pemë (fruta) sipas dëshirës

Vezët i rrahim me sheqerin deri sa të fitohet një masë kremoze, pastaj i hedhim edhe përbërësit e tjerë, tepsia paraprakisht lyhet me vaj ose puder dhe e vendosim në furrë të piqet për pak minuta.

Pasi piqet brumi, rradhisim dredhëza ose pemë të tjera (perveç bananes, sepse të njejtës kur i hidhet pudingu i nxehtë, nxihet), mirëpo mundet në këtë faze edhe mos të vendosen pemë, pastaj përgatisim pudingun dhe e hedhim mbi tepsi mesatare.

Kur pudingu do ftohet, përgatisim xhelatinën (çdokush ashtu si di vet, sepse në vendët ku jetojmë, xhelatinin e gjejmë në forma të ndryshme).
Paraprakisht duhet të rradhiten pemët sipas dëshires, dhe sipër i hudhet xhelatina e përgatitur, dhe lihet që të forcohet.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..