Receta për të përgatitur kremin e pastiçerisë

2592d74a-a5e3-4e9d-bdf7-df2d11b34519---0-Përbërësit

– 2 te verdha veze
– 50 gr sheqer
– 250 ml qumësht
– 20 gr miell
– 1 bustine vanilje

Përgatitja

Ne një ene hidhni qumështin, me pas shtoni bustinen e vaniljes dhe përziejini mire. Ngrohni qumështin derisa te filloje te zieje. Ne një ene tjetër hidhni te verdhat e vezëve dhe sheqerin dhe rrihini mire derisa përbërja te fryhet, me pas shtoni miellin dhe përziejini përsëri. Shtoni 1/3 e qumështit te vaket dhe përziejini mire ne mënyrë qe te mos formoje toptha, me pas shtoni qumështin qe ka mbetur ne mënyrë qe te formoni një përbërje kremoze homogjene. Lëreni kremin ne zjarr te vogël për ta trashur  dhe përziejini vazhdimisht. Fikni zjarrin dhe lëreni kremin te ftohet. Kremi juaj i pastiçerisë është gati.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..