Receli me ftonj

Perberesit per 2 kavanoza mesatar

-1kg ftonj
-700gr sheqer
-lengun e 1 limoni
-disa feta limoni
-1 bustine vanilje

Se pari, lajme shume mire ftonjt dhe i presim ne copeza te vogla pa i hequr lekuren, por duke eleminuar vetem pjesen e tyre te brendeshme. Nderkohe qe i presim, i vendosim ne nje tas te madh me uje dhe disa feta limoni qe te mos nxihen. Kur te kemi mbaruar me prerjen e tyre, i heqim nga uji me limon dhe i vendosim ne nje tenxhere duke shtuar 2 gota uje. I gatuajme ne zjarr mesatar derisa fruti te jete zbutur plotesisht.

Ne kete moment i kalojme ftonjt ne mikser per ti bere purè dhe e rivendosim masen e perftuar ne nje tenxhere tjeter te paster, i shtojme sheqerin, vaniljen dhe e leme te gatuhet serisht ne zjarr te avashem per 40 minuta duke e perziere here pas here me nje luge druri.

Kur perberja te jete homogjene, shtojme lengun e limonit dhe e gatuajme edhe per 5 minuta te tjera. Ulim zjarrin me minimum dhe e hedhim recelin e ftonjeve akoma duke vluar ne kavanoza te sterilizuar me pare, i mbyllim menjehere dhe i kthejme permbyse ne nje platforme druri. Duke u krijuar boshlleku brenda kavanozeve, do te mundesoje qe receli te ruhet me gjate.

Article Tags:
Article Categories:
Reçelëra

Don't Miss! random posts ..