Reçel rrushi

Për 3 kg reçel nevojiten:

* 2 kg rrush
* 2 kg sheqer
* 1 filxhan çaji ujë
* 1 dozë vanilje
* 100 gr. bajame të prera më katërsh
* lëngu i 1 limoni

Gatimi

1. Lani mirë kokrrat e rrushit dhe lërini të thahen.

2. Në një tenxhere hidhni rrushin, ujin dhe sheqerin. Lërini të ziejnë për rreth 10 min.

3. Në vazhdim hiqeni tenxheren nga zjarri dhe mbulojeni me një pecetë të pastër. Lëreni kështu të mbuluar për 24 orë.

4. Të nesërmen vendoseni sërish tenxheren në zjarr të fortë, derisa të lidhet shurupi. Pak para se reçeli të jetë gati, shtoni bajamet, limoni n dhe vaniljen. Përziejeni dhe lëreni të marrë një valë akoma.

5. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni reçelin të ftohet.

6. Ruajeni në vazo të sterilizuara.

Article Categories:
Reçelëra

Comments

Don't Miss! random posts ..