Reçel kumbullash

Reçel kumbullashPërbërësit:

-1 kg kumbulla

-800 gr sheqer

-100 ml ujë

Përgatitja:

Si fillim lajmë kumbullat dhe iu heqim bërthamat, ndërkohë në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin. I përziejmë vazhdimisht derisa të tretet sheqeri. Pasi i përziejmë me një lugë druri hedhim sasinë e kumbullave.

Kujdes, këshillohet të zihet në mënyrë të ngadaltë për rreth 45 minuta. Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Pas këtij procesi e vendosim sërish të ziejë derisa në sipërfaqen e tij të shfaqet shkumë.

Në përfundim e hedhim në një vazo qelqi dhe e mbyllim fort me kapak për të mos patur kontakt me ajrin, pasi prishet.

Article Categories:
Reçelëra

Don't Miss! random posts ..