Për 1 kg kajsi duhen:
- 1.3 kg sheqer dhe
- 1 ½-ës së gotë ujit.
Përgatitja:
Kajsitë me gjithë bërthame lahen, shpohen në disa vende me një krojtëse dhembesh ose copëz druri të mprehte dhe hidhen në një enë.
Përgatitet shurupi, hidhet mbi kajsitë dhe lihet të qëndrojnë ashtu 24 orë.
Pastaj kullohen, zihen deri sa të trashën dje pastaj hidhet përsëri mbi kajsitë.
Lihen përsëri 24 orë, pastaj zihen në zjarr të ngadaltë derisa shurupi të trashet dhe kajsitë të bëhen transparente.