Ravioli në furrë

Ravioli në furrëPërbërësit:

-2 pako ravioli

-1 pako djathë Mozzarella i grirë

-djathë kaçkavall të grirë

-salcë domate

-borzilok të freskët

Përgatitja:

Marrim një tepsi dhe shtrojmë salcën e domates, ndërsa lart vendosim raviolit duke i hapur në mënyrë të rregullt, sa hapësira e tepsisë dhe i lyejmë sërish me salcë. E mbulojmë me djathë mozzarella. Shtojmë një tjetër shtresë me ravioli dhe i mbulojmë sërish me salcë dhe mozzarella. Nëse ena është e thellë dhe mban një tjetër shtresë, përsërisim veprimin.

Të gjithë këtë masë e mbulojmë me djathin kaçkavall. E mbulojmë tepsinë me letër alumin dhe e pjekim për 30 minuta. Më pas ia heqim letrën dhe e pjekim për 15 minuta të tjera. /tvklan/

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra · Pasta

Don't Miss! random posts ..