Ravioli me djathe dhe kerpudha

Ravioli me djathe dhe kerpudhaPërbërësit:

-500 gr ravioli me djathe
-1 presh
-250 gr kerpudha
-1 brokoli
-200 gr djathe mocarela
-250 gr domate te konservuara
-200 gr tomatina
-1 paketim salsiqe pule
-2 dl supe viqi
-5 luge vaj
-borzilok,melesa te perziera,krip,piper

Udhëzimet:

Ravioli zihen ne uje me kripe dhe pastaj kullohen nga lengu i tepert.Brokoli coptohet dhe zihet ne uje me krip.Kerpudha dhe domatet e konservuara priten ne katrorka,preshi grihet imet,ndersa mocarela,tomatinat dhe salsiqet priten ne rrathe.
Ne pak vaj kaverdiset preshi,shtohen kerpudhat,domatet ,borziloku dhe melmesa siaps shijes.Te gjitha kaverdisen duke shtuar supe kohe pas kohe drisa te zbuten kerpudhat.
Pastaj shtohen salsicet e pules dhe kaurdisen te gjitha edhe 10 minuta.
Ne mbushjen e pergaditur me salsice shtohne edhe brokoli dhe ravioli pastaj paaerzihen me tel kuzhine.
Ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet me vaj dhe ne te derdhet masa e pergaditur dhe rrafshohet.Pjesa qendrore mbulohet me rrathe mocarela,perreth renditen tomatinat dhe ena futet ne furren e nxehte ne 200 grade per tu pjekur ushqimi.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..