Ragu Bolonjeze me mish

Ragu bolonjeze me mish, (kjo salce keshillohet per makarona gruri te forte, makarona jufka, makarona te mbushura, njoki me patate, dhe spinaq)
PERBERESIT
50 gr proshute derri ne copa te vogla

1 qepe mesatare
1 kercell selino
1 karrote e vogel
50 gr gjalp
250 gr mish vici i grire
60 gr mish derri i grire
60 gr salcice derri e qeruar dhe e coptuar
1 karafil i sapobluar
pak kanelle
piper i zi
250 ml qumesht
kripe
PERGATITJA
Skuqni proshuten qepen, selinon, dhe karroten ne nje tigan, me gjalp, duke e lene qepen te marre ngjyre. Shtoni mishin e derrit, te vicit dhe salcicet dhe lerini ne zjarr derisa gjithcka te kete marre ngjyre te njejte. Hidhni karafilin kanellen dhe piperin. Shtoni domatet duke i perzier dhe lereni te zieje ne zjarr te ngadalte per 15 min.Hidhni qumeshtin dhe kripen. Ulni zjarrin ne minimum dhe lereni 2 ore duke e perzier vazhdimisht. Kjo salce mund te pergatitet perpara dhe ruhet ne frigorfer.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..