Qull me arra dhe qofte me mish

Qull me arra dhe qofte me mishPerberesit per 2 persona:

Per qullin:
-2 luge miell te mbushura plot
-dy gota uje ne te cilat tresim nje luge te vogel koncentrat mishi ose 2 gota leng mishi (preferohet mish qingji)
-nje luge vaj luledielli ose ulliri
-nje luge gjalp
-nje filxhan arra te thyera, por jo te reduktuara ne pluhur
-kripe
-spec i kuq pluhur ose koncentrat speci, pak djeges nese ju pelqen

Per qoftet:
afro 500 gr mish qingji i grire por, meqe ketu mishi i qingji nuk preferohet nga konsumatoret dhe rrjedhimisht tregtohet vetem ne periudhen e Pashkes, duhet blere ne dyqanet etnike prandaj per mungese kohe Ballakumja perdori -mish viçi;
-gjysem qepe e madhe ose 1 e vogel
-1 thelb hudher
-1 veze
-1 fete buke e bardhe e prere trashe
-2 luge miell
-rigon
-piper
-spec i kuq pluhur
-vaj luledielli

Pergatitja:

fillimisht pergatisim qoftet. Grijme me rende ose nese nuk keni kohe ne mixer qepen dhe hudhren. I shtojme mishin e grire, vezen, buken, te cilen e njomim me pare ne uje te ftohte dhe e shtrydhim mire e mire, rigonin, kripen, specin e kuq dhe piperin. I perziejme me duar per pak minuta. E mbulojme tasin me nje pecete dhe e vendosim ne frigorifer per gjysem ore ose me teper.Me pas hedhim 2 luge miell ne nje pjate.

Lagim duart me uje te ftohte dhe formojme qoftet me masen me mish te grire. Madhesia dhe forma ndryshojne sipas deshires. I kalojme ne miell dhe i skuqim ne nje tigan ku kemi nxehur vaj luledielli (tigani duhet te mbushet te pakten pergjysem me vaj!).

Ne momentin qe e mbushim tiganin me qofte, e ulim pak temperaturen e zjarrit ne menyre qe qoftet te gatuhen edhe ne brendesi.Pasi jane skuqur kullojme vajin e tepert dhe i vendosim ne nje pjate me leter thithese.

Per pergatitjen e qullit shkrijme ne nje tigan me borde te larta nje luge vaj dhe nje luge gjalp. I shtojme 2 luge miell dhe i perziejme me luge druri derisa mielli te ndryshoje pak ngjyre (por jo te digjet!). E sperkatim miellin me nje maje luge spec te kuq pluhur ose koncentrat speci.

E heqim tiganin nga zjarri dhe i hedhim pernjehere 2 gota leng mishi te ftohta. I perziejme pa nderprerje dhe me energji me tel kuzhine ne menyre qe te mos formohen toptha.

E vendosim tenxheren ne zjarr jo shume te ulet dhe e perziejme derisa te arrije temperaturen e vlimit. I hedhim kripe dhe e leme te vloje per afro 6-7 minuta.

Me pas i shtojme arrat e therrmuara dhe e vlojme edhe per 10 minuta te tjere ne zjarr te ulet.
Qulli nuk duhet te jete shume i trashe prandaj nese keni gabuar ne temperaturen e zjarrit dhe ju ka dale i trashe hollojeni me pak uje.E servirim me qoftet dhe sipas deshires e sperkatim me arra te reduktuara ne pluhur.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra · Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..