Përbërësit:
-2.5 gota ujë bollgur i imët
-1 gotë ujë miell irmiku
-1 vezë
-1 lugë gjelle salcë
-200 gramë mish i grirë
-kripë piper të zi ujë
Për mbushjen:
-500 gramë mish i grirë
-2 qepë të thata
-3 thelpinj hudhër
-1 gotë uji arra të thërrmuara
-125 gramë margarinë
-1 tufë majdanoz erëza
Përgatitja: Për përgatitjen e mbushjes: grijmë qepët dhe i skuqim në vaj bashkë me mishin e grirë. Shtojmë arrat, hurdhat, erëzat dhe i përziejmë. Pasi të skuqen, hedhim majdanozin dhe i përziejmë.
Për përgatitjen e brumit: bollgurin dhe irmikun i hedhim në një enë pak të thellë. Shtojmë pak ujë të vakët dhe i përziejmë. Shtojmë mishin e grirë, vezën, salcën, erëzat dhe i brumosim. Nëse nevojitet, gjatë brumosjes, mund të shtojmë përsëri ujë të vakët dhe pak miell. Njomim duart me ujë, marrim pjesë të vogla nga brumi dhe me duar, u japim formën e gotës. Pjesën e brendshme e mbushim me masën e përgatitur më parë. E mbyllim grykën e pjesës së jashtme duke e mbuluar plotësisht mbushjen. Pasi u japim formën e dëshiruar, i skuqim në vaj. Një mënyrë tjetër është zierja e qofteve. Në këtë rast, qoftet janë më të lehta, sepse nuk thithin shumë yndyrë, por duhet pasur kujdes që brumi të punohet mirë. Në të kundërt, gjatë zierjes, qoftet mund të hapen.