Qofte të vogla me mish viçi dhe pule

receta gatimi per qofte të vogla me mish viçi dhe pule

receta gatimi per qofte të vogla me mish viçi dhe pulePërgaditja për 6 përsona:

  • 600 gr. mish viçi i grirë dhe 400 gr. mish i grirë pule,
  • 2 lugë majdanoz,
  • 1 vezë ,
  • 1 lugë uthull ,
  • 1 qepë e grirë,
  • pak bukë ,
  • 1 karotë e prerë në katrorë,
  • pak domate të grira ,
  • 1 filxhan të vogël me verë të bardhë,
  • kripë.

1. Përzieni mishin e viçit dhe të pulës dhe përgatisni brumin si për qoftet e zakonshme.

2. Përgatisni salcën: Në tigan pasi të skuqni qoftet shtoni qepë, karotë, domate, verë, kripë, piper dhe pak selino dhe e lini të ziejë për 15 min.
Përgatisni purenë me 1 paketë të çastit dhe qumësht, shtoni pjesën e mbetur të majdanozit dhe e përzieni.

3. I hidhni qoftet në tigan së bashku me salcën dhe i përzieni. Hidhni përzierjen në një tepsi, mbi të shtoni purenë dhe e përhapni si shtresë. Hidhni mbi të djathë, kaçkavall të grirë dhe i lini të piqen për 15-20 min. në 200 gradë.

Don't Miss! random posts ..