Qofte Shef

Përbërësit:

-Mish i grirë viçi 100 gr
-Vezë 1 kokërr
-Qepë 20 gr
-Hudhra 5 gr
-Kripë 2 gr
-Pipër 1 gr
-Majdanoz 2-3 dege të grira
-Pançetë 10 gr
-Mocarela 40 gr
-Domate 30 gr

Përgatitja:

Përgatisim më parë brumin e qofteve duke i përzier të gjithë përbërësit derisa të bëhet një masë e lidhur. Në qoftë se është pak e butë mund të shtojmë pak bukë të thekur të thërrmuar. Pasi i kemi dhënë formë brumit të qofteve i vendosim në zgarë ose në një tigan pa yndyre. I pjekim me të dy krahët dhe kur të duan edhe pak të piqen i heqim dhe i vendosim në një enë zjarrduruese. Mbi qoftet vendosim domaten e prerë në feta, po ashtu edhe mocarelën, duke i fiksuar me stikadent. Mbi to shtojmë pak nga lëngu ku kemi skuqur qoftet dhe pak pançetë dhe e fusim në furrë për 10 minuta. E servirim në pjatë me garniturë të ndryshme ose me enën zjarrduruese në të cilën u poq.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..