Përbërësit:
-500 g mish të grirë
-1 qepë
-1 gotë uji oriz të zier
-2 thelpinj hudhër
-1 vezë
-2-3 lugë miell misri ose galetë
-krip, piper i kuq dhe i zi
Për salcën:
-250 ml ajkë kosi
-3 vezë
-150 g djathë të fortë ose ndonjë lloj tjetër apo edhe kaçkavall
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë orizin në ujë ku kemi hedhur më parë kripë dhe e lejmë më pas të ftohet. Qepën e skuqim dhe e përziejmë me mishin e grirë, hudhrën, orizin e zier. Përziejmë mirë dhe me dorë formojmë toptha. Deri sa t`i formojmë topthat , në tiganin të cilin e kemi vënë në zjarr hedhim 2 litra ujë që të vlojnë. Pasi të vlojë uji i shtojmë topthat ne ujin që vlon dhe i ziejmë rreth 10-15 minuta. Më pas i heqim nga uji. I radhitim në një tavë dhe sipër i hedhim përzierjen prej ajke, vezëve dhe djathit. I pjekim në furrë rreth 20 minuta në temperaturë 220o C.