Qofte me veze

Qofte me vezePërbërësit

– 600 gr mish i grirë
– 4 vezë
– 2 thelbi hurdha
– 1 patate e zier
– arre moskat
– 50 gr djathë parmixhan
– leng vegjetal
– 50 gr mortadel
– 50 gr djathë i bute kaçkavall
– miell
– 40 gr gjalpë
– vaj ulliri
– kripe, piper

Përgatitja

Vini tre veze për të zier për rreth pese minuta, qërojini dhe lërini të ftohen.

Përzieni mishin me vezën e mbetur, hurdhën, djathin parmixhan, pataten e shtypur, arrën moskat, kripe dhe piper dhe përbërjen shtriheni ne dy letra alumini kuzhine, me pas hapeni përbërjen me një çekiç në mënyrë që të përftoni një drejtkëndësh rreth 2 cm të trashë.

Hiqni letrën e aluminit të sipërme dhe mbuloni mishin me feta mortadele, djathin të prerë në feta dhe poziciononi në qendër vezët e ziera. Rrotulloni përbërjen rreth mbushjes duke ju ndihmuar letra e kuzhinës që keni poshtë, bëjeni përbërjen kompakte dhe lyejeni me miell. Në një enë shkrini gjalpin me pak vaj me hurdhën që ju ka mbetur të cilën e keni shtypur më parë, skuqni me flakë mesatare qoftën duke e rrotulluar herë pas here. Shuajeni dhe pastaj vëreni në furrë me 180’C për një orë e 30 minuta duke e lagur me lëngun e ngrohtë nëse është e nevojshme. Më pas priteni në feta dhe shërbeni.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..