Qofte me veze te zier

Perberesit:

-500 gr mish i grirë
-5 kokrra vezë
-2 Qepe
-2 Luge gjellë miell
-100 gr peksimadhe ( bukë e thekur e grirë)
-Kanellë pluhur
-Arrë moskat pluhur
-Piper i zi
-Kripë
-Majdanoz

Pergatitja

Si fillim ziejmë 4 kokrra vezë. Marrim një tas, hedhim mishin e grirë, majdanozin e grirë hollë, 1 lugë gjelle peksimadhe, qepën e grirë hollë, pak arrë moskat, 1 lugë kafeje kanellë.Më pas punojmë brumin e qofteve. Marrim vezën e qeruar dhe e lyejmë me pak miell. Më pas e mbëshjellim me mishin e grirë dhe krijojmë një top sa një grusht.( I njëjti proces bëhet dhe me vezët e tjera).

Topat e krijuar i lyejmë me një vezë të rrahur dhe më pas i kalojmë në tasin me peksimadhe. Marrim një tavë ku kemi shtruar një letër pjekëse. Në të vendosim qoftet. E fusim në furrë për pjekje të cilën e kemi nxehur paraprakisht në temperaturën 200 gradë. Do i lëmë të piqen për 15-20 minuta. I shërbejmë në një pjatancë të shtruar me sallatë dhe qoftet i presim në mes.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..