Qofte me vezë

Qofte me vezëPërbërësit:

– 600 gr mish i grirë,
– 4 vezë,
– 2 thelbi hurdha,
– 1 patate e zier,
– arrë moskat,
– 50 gr djathë parmezan,
– lëng vegjetal,
– 50 gr djathë i butë kaçkavall,
– 1 gotë verë të bardhë,
– miell,
– 40 gr gjalpë,
– vaj ulliri,
– kripë, piper.

Përgatitja:

Vini tre veze për të zier për rreth pese minuta, qërojini dhe lërini të ftohen. Përzieni mishin me vezën e mbetur, hurdhën, djathin parmezan, pataten e shtypur, arrën moskat, kripë, piper dhe përbërjen shtriheni në dy letra alumini kuzhine, më pas hapeni përbërjen me një çekiç në mënyrë që të përftoni një drejtkëndësh rreth 2 cm të trashë.

Hiqni letrën e aluminit të sipërme dhe mbuloni mishin me feta mortadele, djathin të prerë në feta dhe poziciononi në qendër vezët e ziera. Rrotulloni përbërjen rreth mbushjes duke ju ndihmuar letra e kuzhinës që keni poshtë, bëjeni përbërjen kompakte dhe lyejeni me miell.

Në një enë shkrini gjalpin me pak vaj me hurdhën që ju ka mbetur, të cilën e keni shtypur më parë, skuqni me flakë mesatare qoften duke e rrotulluar herë pas here.

Shuajeni me verë dhe vëreni në furrë me 180’C për një orë e 30 minuta duke e lagur me lëngun e ngrohtë nëse është e nevojshme. Më pas priteni në feta dhe shërbejeni.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..