Qofte me spinaq dhe me kaçkavall

Qofte me spinaq dhe me kaçkavallPërbërësit:

-1 kg spinaq,

-4 vezë,

-3 qepë të njoma,

-9 lugë gjelle miell,

-Kopër,

-4 lugë gjelle kaçkavall të grirë,

-kripë,

-piper,

-vaj.

Përgatitja:

Lahet spinaqi dhe zihet për 5 minuta. Më pas e kullojmë mirë dhe e grijmë hollë. Hedhim të gjithë përbërësit tek spinaqi, me përjashtim të vajit, i përziejmë mirë bashkë me spinaqin. Më pas, nga masa e cila duhet të jetë e trashë, formojmë qofte, të cilat i lyejmë pak me miell dhe i skuqim në një tenxhere me shumë vaj derisa të marrin ngjyrë kafe të artë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..