Qofte me patate dhe susam

Përgatitja për 2 persona:

* 8 patate mesatare
* 200 gr djathë kaçkavall
* 1 lugë miell
* një e verdhë veze
* susam i mjaftueshëm për t’i lyer sipër tërë qoftet
* majdanoz, kopër
* kripë, piper i zi, vaj për skuqje

Përgatitja:

Se pari zini patatet dhe shtypini si për pure. Nga ana tjetër grini në rende kaçkavallin dhe hidhni majdanozin e koprën. Përzini këto të fundit me patatet e shtypura. Shtojini dhe të verdhen e vezës, miellin, kripen e piperin e zi.

Përzini mirë dhe nëse brumi i formuar ju duket i hollë shtojini dhe ca miell galete. Më pas formoni topa të vegjël nga ky brumë dhe hidhini susam sipër.

Lërini të skuqen në një tavë me vaj të bollshëm, pasi vaji të jetë nxehur shumë. Në këtë mënyrë do pinë më pak vaj. Skuqini mirë nga të tëra anët. Pastaj hidhini mbi një pjatë ku të keni shtruar disa peceta përpara për të thithur vajin e tepërt. Më tej kalojini në pjatën që do bëni servirjen.

Servirini të nxehta.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..