Qofte me mish pule dhe patate

Qofte me mish pule dhe patate Përbërësit për 2 persona:
-300 gramë gjoks pule të pjekur, të grirë;
-400 gramë patate të ziera dhe të shtypura;
-2 vezë; kripë;
-trumzë dhe thërrime buke të thara.

Për lidhjen:
-një vezë dhe thërrime buke të thara.

Përgatitja:

Përziejini të gjithë përbërësit me kujdes në mënyrë që të përftohet një masë e butë me të cilën të formoni qoftet. Pasi i formojmë i lyejmë me vezë të rrahur me pak qumësht dhe i lyejmë me thërrimet e bukës. I vendosim në tavë me letër furre dhe I pjekim në 200 gradë për 15 minuta. I shoqërojmë me perime të gatuara në avull.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..