Përbërësit për 4 persona:
-300 g fileto merluci
-2 patate
-1 thelbi hudhër
-2 lugë vaj ulliri
-qepë erëz
-2 vezë
-6 feta bukë të thekur
-2 lugë të vogla fara lulëkuqe
-vaj për skuqje
-kripë dhe piper
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë patatet për rreth 30 minuta, i qërojmë dhë më pas i shtypim.
Presim në copa të vogla merlucin dhe e skuqim në një tigan, ku kemi hedhur pak vaj dhe hudhrën. Pasi të kenë marë ngjyrë, heqim hudhrën dhe e shtypim peshkun me ndihmën e një garuzhdeje.
Në një enë bashkojmë patatet, peshkun, kripën dhe piperin, qepën erës dhe i përzijmë mirë.
Formojmë qoftet duke i dhënë një formë rrumbullake. Rrahim vezët dhe i kalojmë qoftet në të, më pas tek buka e thekur, të cilën e kemi grirë më parë dhe e kemi bashkuar me farat e lulëkuqes.
Në një tigan të thellë hedhim vaj për skuqje dhe pasi të jetë ngrohur mirë i skuqim qoftet derisa të marin ngjyrë të artë.