Përbërësit:
- 1 kg kunguj,
- 2 vezë,
- 1 qepë të grirë,
- 3-4 thelpinj hurdha,
- 1 gotë ujë,
- djathë kaçkavall të grirë një lugë gjelle,
- nenexhik i thatë,
- 2 lugë të vogla kafeje me piper të zi dhe me piper te kuq dhe
- 4-5 lugë gjelle me miell dhe krip.
Përgatitja:
I marim kungujt mbasi i kemi larë i presim në kuadrata të vegjel dhe i hedhim në një tepsi pak të madhe që të kemi mundesi për përgatitjen e brumit të qofteve.
Pastaj fillojme dhe i shtypim me dorë deri sa të vyshket kungulli pastaj fillojmë dhe i hedhim të gjitha asortimentet me radhe deri sa të hargjojmë miellin dhe kripën.
Të gjitha këto i marrim me një luge dhe fillojmë i përziejmë dhe nga përzierja del një brum jo shume i hollë por mesatar.
Kështu deri sa brumi të bëhet gati për t’u skuqur – në një tenxhere ose tigan vendosim vajin dhe e lëmë që të skuqet shumë.
Pastaj fillojmë që të skuqim qoftet. . .
Por duhet pasur parasysh që qoftet nuk i punojmë me dorë, por me luge i hedhim në tigan por luga përpara se të hedhim qoftet duhet të jetë e lyer me vaj per arsye që të rreshqet qoftja në të.
Qoftet pasi të skuqen janë gati për t’u servuar. Ato mund t’i shoqërosh me kos ose sipas dëshirës, kosit i hidhet pak hudër dhe vaj ulliri me kripë. Ju bëftë mirë!