Qofte me krem kosi

qoftePërgatiten qoftet si zakonisht, skuqen dhe vihen në tavë. Rrihen vezët me miell, hidhet kos, pak ujë, përzihet masa dhe u hidhet qofteve sipër. Spërkaten me gjalpë dhe piqen sa të mpikset kremi.
Për qoftet: masa si te qoftet e fërguara.

Për kremin: vezë 2 kokrra, kos 2 gota, ujë 1 gotë, miell 1 lugë gjelle, kripë, gjalpë 1 lugë gjelle.

Shënim: Sipas mundësisë po të kemi lëng mishi,  mielli kaurdiset pak, shuhet me lëng mishi dhe, si  të ftohet, bashkohet me kosin dhe vezët.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..