Qofte me kos dhe majdanoz

qofte me kos dhe majdanozPërbërësit:
200 gr mish i bluar
2 dcl ujë
1 vezë
1/2 tubë majdanoz
kripë, piper
miell
3-4 thelpinj hudhre
1 kg kos (mundësisht delesh)
vaj për fërgim.
Përgatitja:
Ujit të ftohtë i shtohen mishi i bluar, veza e tundur, kripa, piperi, majdanozi i grirë hollë dhe aq miell,sa masa të bëhet e trashësisë së brumit të petullave. Pasi të pushojë brumi ½ orë, qoftet qiten me lugë të vogël në vaj të nxehtë. Fërgohen nga të dyja anët dhe futen në kos me hudhër të shtypur dhe pak kripë.

 

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..