Qofte me kos

qoftePër brumin nevojiten:

  • 1 kokërr veze,
  • 2 thelpinj hudhër,
  • 2 filxhanë kafeje kos,
  • 4 filxhanë kafeje miell,
  • 1 maje luge sodë buke,
  • kripë, piper të zi,
  • piper të kuq (jo i djegës),
  • 1 vaj gote për skuqje.

Duhet edhe 1.5 kg kos + 2 thelpinj hudhra te tjera plus pak kripë për t’u njomur qoftet e përgatitura, pas skuqjes.

Përgatitja:

 

Pasi përgatitim brumin (hudhrat i shtypim dhe ja hedhim brenda) e lëmë për 5 min brumin që të rrijë. Marrim një tigan dhe hedhim vajin dhe e lëmë që të nxehet pak.

Pastaj fillojmë të skuqim qoftet duke iu hedhur me 1 lugë çaji, qe e njomë here pas here në njeë gote me ujë që të mos ngjitet brumi. Kur të hedhim nga brumi i përgatitur duhet të marrim mase sa gjysma e lugës. Pasi mbarojmë me skuqjen të gjitha qoftet i hedhin në një ene të madhe që kemi hedhur 1.5 kg kos plus hudhrat e shtypura, kripë sipas dëshirës.

I lëmë për 1-2 orë duke i përzier herë pas here me kujdes, pastaj i hedhim në pjatë, për 1 person 6-7 qofte si dhe kos.

Sipër pjatës hedhim pak piper të zi dhe pak vaj ulliri.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..