Qofte me kos

receta gatimi per pergaditjen e qofteve me kos

receta gatimi per pergaditjen e qofteve me kosNevojiten:

  • 200 gr mish i bluar ,
  • 2 dcl ujë ,
  • 1 vezë ,
  • 1/2 tubë majdanoz ,
  • kripë,
  • piper ,
  • miell ,
  • 3-4 thelpinj hudhre ,
  • 1 kg kos (mundësisht delesh) ,
  • vaj për fërgim.

Përgatitja:

Ujit të ftohtë i shtohen mishi i bluar, veza e tundur, kripa, piperi, majdanozi i grirë hollë dhe aq miell,sa masa të bëhet e trashësisë së brumit të petullave. Pasi të pushojë brumi ½ orë, qoftet qiten me lugë të vogël në vaj të nxehtë. Fërgohen nga të dyja anët dhe futen në kos me hudhër të shtypur dhe pak kripë.
Shërbehen të ftohura.

Article Tags:
· ·
Article Categories:
Receta me mish viqi

Comments

Don't Miss! random posts ..