Qofte me gjizë dhe lulelakër

Perberesit per rreth 15 qofte

-300gr gjize dele ose lope
-350gr lulelaker
-1 veze
-2 luge djath kackavall te grire
-galete (aq sa te lidhen perberesit)
-kripe
-piper
-pak vaj ulliri

Ziejme ne uje me kripe per 15-20 minuta lulelakren e ndare ne lule te vogla derisa te zbutet plotesisht. E vendosim ne mikser kuzhine bashke me vezen, gjizen, djathin kackavall, kripen, piperin dhe i perziejme per disa sekonda derisa e gjithe perberja te jete homogjenizuar. Pas kesaj, e transferojme masen e qofteve ne nje tas dhe shtojme galete aq sa masa te mos rezultoje teper e ujeshme (si brumi i qofteve). E vendosim ne frigorifer per minimumi 30 minuta ne menyre qe shijet te perzihen midis tyre.

Formojme me duar te lagura qofte te cilat i kalojme ne galete, i rreshtojme ne nje tave te shtruar me leter furre, i sperkasim pak me vaj ulliri ne siperfaqe dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 15-20 minuta duke i kthyer nga ana tjeter derisa te kene marre ngjyre te arte. I sherbejme te ngrohta./tryeza/

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..