Qofte Korçe me qepë

Qofte Korçe me qepëPër 6 persona:

–    Mish i grirë 350 g
–    Qepë 1 kg
–    Vaj ¾ filxhan çaji
–    Salcë domate 1 lugë kafeje
–    Hudhra 1 kokërr
–    Dafinë 2 gjethe
–    Uthull 1 filxhan kafeje
–    Bukë të bardhë 2 feta
–    Miell ½ filxhan çaji
–    Kripë e piper

Përgatitja:

Qoftet bëhen si në recetën qofte me salcë. Në yndyrën e mbetur, e cila duhet të jetë e pastër, skuqen qepët e prera në forme gjysmërrethi të hollë, hudhrat, salca, uthulla, dafina, kripa e piperi, pak ujë dhe pasi të kenë zier mirë u hidhet sipër qofteve, të cilat janë të shtruara më parë në një tavë. Vihen në furre të piqen rreth 15 minuta.

Burimi: Living.al

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..