Qofte e mbushur me vezë të zier

4e06d5f2-222d-41db-a8f4-e795204093f9---0-Përbërësit

– 600 gr mish i grire
– 4 veze
– 2 thelbi hurdha
– 1 patate e zier
– arre moskat
– 50 gr djathë parmixhan
– leng vegjetal
– 50 gr mortadel
– 50 gr djathë i bute kaçkavall
– 1 gote vere te bardhe
– miell
– 40 gr gjalpë
– vaj ulliri
– kripe, piper

Përgatitja

Vini tre veze për te zier për rreth pese minuta, qërojini dhe lërini te ftohen. Përzieni mishin me vezën e mbetur, hurdhën, djathin parmixhan, pataten e shtypur, arrën moskat, kripe dhe piper dhe përbërjen shtriheni ne dy letra alumini kuzhine, me pas hapeni përbërjen me një cekic ne mënyrë qe te përftoni një drejtkëndësh rreth 2 cm te trashe. Hiqni letrën e aluminit te sipërme dhe mbuloni mishin me feta mortadele, djathin te prere ne feta dhe poziciononi ne qendër vezët e ziera. Rrotulloni përbërjen rreth mbushjes duke ju ndihmuar letra e kuzhinës qe keni poshtë, bëjeni përbërjen kompakte dhe lyejeni me miell. Ne një ene shkrini gjalpin me pak vaj me hurdhën qe ju ka mbetur te cilën e keni shtypur me pare, skuqni me flake mesatare qoften duke e rrotulluar here pas here. Shuajeni me vere dhe vëreni ne furre me 180’C për një ore e 30 minuta duke e lagur me lëngun e ngrohte nëse është e nevojshme. Me pas priteni ne feta dhe shërbejeni.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..