Qiqra pikante

 Qiqra pikantePërbërësit:
– 200 gr qiqra (të ziera, të qëruara)

– 1 kokërr qepë (mesatare)

– 1 thelpi hudhër

-10 lugë gjelle salcë domatesh

– 400 ml ujë

– 1 spec i kuq

– 1 spec i gjelbër

– pak spec djegës

– vaj ulliri

– majdanoz

– rigon (i tharë)

– 2 lugë gjelle sheqer i vrugtë

– kripë

-piper

– 4 kokrra vezë

– spec djegës (i thatë)

Përgatitja:

Në një tigan të madh, hidhni vaj ulliri, një thelbi hudhër të grirë dhe qepën e grirë shumë hollë.

Kur qepa të fillojë të marrë ngjyrë, shtoni sheqerin dhe lërini të karamelizohen.

Më pas shtoni specin e kuq, specin e gjelbër dhe specin djegës të prerë në kubikë.

Hedhim qiqrat (leblebi) e ziera dhe të qëruara.

Hidhni rigon dhe spec të kuq, kripë dhe piper.

Shtoni në tigan 10 lugë gjelle salcë domatesh.

Shtoni 400 ml ujë dhe lëreni të ziejë 30 minuta.

Të gjithë përzierje hidheni në tavë, shtoni sipër 4 kokrra vezë, spërkatini me spec djegës të thatë, kripë dhe vendosini të piqen për 15 minuta me 200 gradë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..