Qepë të mbushura në furrë

Qepe te mbushura ne furrePërbërësit:

– 4 qepe te mëdha te bardha
– 100 gr salsiçe
– 100 gr mish i grire vici
– 50 gr parmixhan
– 2 luge pana
– 2 thelbi hurdha
– 50 gr thërrime buke
– 1 tufëz majdanoz
– 2 veze
– 20 gr gjalpë
– kripe, piper

Përgatitja

Pastroni qepen dhe ziejini për disa minuta ne ujë me kripe, me pas lëreni te ftohen. Pritini qepet horizontalisht, pak me larte se gjysma dhe  boshatisni me kujdes tulin e brendshëm me ndihmën e një luge, tulin mbajeni ne një ane, ndërkohë merrni mishin e grire te vicit dhe salsiçet pasi ti keni hequr lëkurën dhe kalojini ne mikser. Marinoni mishin e përftuar me majdanoz dhe hurdhe te grire duke bashkuar dhe pjesën e brendshme te qepës, edhe kjo e grire me pare. Shtojini përbërjes veze, djathin parmixhan te grire dhe panen, rregulloni me kripe dhe piper dhe përziejini mire te gjitha. Mbushni pjesën bosh te qepëve me përbërjen qe përgatitet, pluhurosini me thërrimet e bukës dhe vërini pak gjalpë, futini ne furre ne nxehte me pare 180’C për 25-30 minuta. Vërini ne pjate dhe shërbejini.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Comments

Don't Miss! random posts ..