Qengj me Patate

Qengj me PatatePerberesit per 6 – 8 persona:

2 kg mish qengji tul (kofshë ose gjoks)
1 kg patate
5 thelpinj hudhra të prera hollë
1 degë rozmarinë të freskët
lëng i 1 limoni
vaj ulliri
kripë e piper
Gatimi: 1. Lani mirë mishin, fshijeni dhe rregullojeni me kripë e piper. Vendoseni në një tepsi pireks ose në enë balte. 2. Pastroi patatet dhe prijini sipas dëshirës. Rregullojini me kripë e piper dhe shpërndajini në tepsi, rreth e përqark mishit.
3. Hidhni nga lart degën e rozmarinës, të prerë në 3-4 pjesë, hudhrat, lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë. 4. Mbulojeni tepsinë me letër alumini dhe piqeni ngadalë për rreth 1 orë. 5. Në vazhdim, hiqeni letrën e aluminit dhe gradojeni furrën në zjarr të fortë. Piqni për akoma 30 min, derisa mishi dhe patatet të marrin ngjyrë. 6. Shërbejeni gjellën të ngrohtë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..