Qengj i pjekur në hell

kofshe-qingjiPërgatitja e qengjit për në hell bëhet në këtë mënyrë: Heqim pikësëpari të gjitha të brendshmet e tij, me përjashtim të veshkave, të cilat, duke bërë dy vrima në kurriz të qengjit ndërmjet brinjëve (djathtas e majtas peshkut të kurrizit), i shtyjmë me gisht që të dalin mbi kurriz. Pastaj i heqim qengjit gërmazin dhe zorrën e trashë, duke e nxjerrë këtë me anën e një thike të mprehtë. Si t’i kemi bërë këto, e shkojmë qengjin në hell, duke u kujdesur që ai të shkojë drejt, pa u formuar kërrusje në shpinën e qengjit, dhe të dalë pikërisht në mes të kokës.

Me një gjilpërë dhe me spango të trashë e lidhim shtrënguar qendrën e kurrizit në hell. Lidhja duhet të bëhet e fortë e me kujdes, sepse kjo e mban pothuaj gjithë qengjin në hell. Pastaj mishi kripet përbrenda, i hidhet piperi i nevojshëm dhe qepët në pjesën e barkut, në mënyrë që të mbyllet krejtësisht. Kthejmë atëherë majat e këmbëve të prasme, d.m.th. i shtyjmë ato në drejtim të hellit, në mënyrë që ta kapërcejnë atë dhe të kalojnë kryqas njëra anë (koci) në vrimën e tjetrës; i lidhim mirë me spango në hell dhe pastaj i lyejmë mirë me limon, i hidhim kripë dhe piper, i bëjmë një të çarë e vogël me thikë në tulet e të dyja kofshëve, hidhet në to kripë e piper dhe vihet në zjarr për t’u pjekur.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..