Pure panxhari me arra

Perbersit:
-1 filxhan arra te pastruara
-1 kg panxharë te pastruar, te ziere e te prere ne kuba te vegjël
– 1/2 filxhani çaji vaj ulliri
-1/4 f. çaji ujë
-2 luge tahini(hallve Stambolli e holluar)
-2 luge çaji lëng limoni
-pak kripe e piper

Thermojme arrat për pak kohe. Shtojmë kubat e panxharit e vazhdojmë rrahjen derisa te shkrihen. Shtojmë ujin, kripen, tahinin dhe vajin dhe i rrahim te gjitha se bashku. Shtojmë dhe lëngun e limonit dhe servirim.

Shënim: Panxharët përmbajnë kripëra ozalike, prandaj duhet te largohen ato qe kane gurë ne veshka. I konsumoni menjëherë sapo te gatuhen sepse u nënshtrohen ndryshimeve kimike.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Sallatëra

Comments

Don't Miss! random posts ..