Pulë në zgarë

Pulë në zgarëPërbërësit

-½ filxhan kos me pak yndyrë
-½ limoni, lëng
-1 lugë gjelle lëkurë limoni të grirë
-1 lugë gjelle vaj ulliri
-4 thelpinj hudhër të shtypura
-1 lugë gjelle spec i kuq
-1 lugë çaji erëza sipas dëshirës
-1 lugë çaji kripë
-1 lugë çaji piper të zi
-1 pulë e plotë, e prerë në 8 pjesë, ose kofsha,fileto sipas dëshirës
-½ filxhan kos me pak yndyrë
-1 lugë çaji salcë djegëse
-pak kripë

1.Përzieni së bashku ½ e filxhanit të kosit, lëngun nga gjysma e limonit, lëkurën e limonit, vajin e ullirit, hudhrën, specin, erëzat, 1 lugë çaji kripë dhe piperin e zi në një tas. Shtoni në një qesë plastike, përzierjen e pulës, mbulojini me përzierjen e marinuar , nxirrni ajrin e tepërt dhe lërini në frigorifer të paktën 3 orë.
2. Ngrohni një zgarë në zjarr të mesëm, dhe spërkateni zgarën me pak vaj.
3. Përzjeni ½ filxhanin e kosit, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe salcën djegëse në një tas dhe vendoseni mënjanë.
4. Nxirrini pjesët e pulës nga qesja plastike dhe transferojini në në pjatë duke i hedhur dhe pak kripë nga sipër.
5. Piqini në zgarë, duke i kthyer herë pas here, derisa të marrin ngjyrë kafe ose derisa mishi të mos jetë rozë në qendër, 30-35 minuta.
6. Shërbejini pjesët e pulës me përzjerjen e salcës me salcën djegëse që përgatitët më parë.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..