Pulë me ton

Pulë me tonPërbërësit për 4 persona:

2 gjokse pule  (rreth  400 g) 

2 vezë të ziera

1 vezë

1 konservë ton 160 g 

2 lugë gjelle djathë parmigiano i grirë 

kripë 

piper 

1 tufë majdanoz

Përgatitja

Gjokset e pulës i presim mes për mes për të krijuar feta më të holla dhe i vendosim mbi një letër alumini.duke mos lënë hapësira boshe.

Në një tas mesatar grijmë vezët e ziera, shtojmë tonin, djathin parmigiano të grirë, kripë, piper dhe majdanozin e grirë hollë.

Në fund shtojme vezën e papërpunuar dhe krijojmë një masë homogjene me të cilën do të mbushen gjokset e pulës.

Mbi shtresën e pulës shtrojmë një shtresë me përzierjen e përgatitur dhe me ndihmën e letrës së aluminit e mbështjellim për të krijuar rolenë në mënyrë të tillë që mbushja të mos dalë jashtë.

E pjekim në furrë në 180°C për 35-40 min. Pasi piqet lihet të ftohet pak dhe në fund pritet në feta.

Burimi: Living.al

RECETA TË NGJASHME


Don't Miss! random posts ..