Perbersit:
-500 g gjoks pule
-125 g kos
-2 kastraveca
-1 limon
-spec djeges, kripe, aroma koprre(aneto ne italisht ose dill ne anglisht)
Proçedimi
Qeroni kastravecin nga lekura, ndajeni ne dysh nga gjatesia, hiqni farat dhe priteni ne kube te vegjel. I hidhni pak kripe dhe vendoseni ne nje ene (ku kulloni makaronat) qe te humbasi uje.Lereni te kulloj per 30 minuta. Ndani gjoksin e pules ne 3-4 pjese dhe skuqeni ne nje tigan me pak vaj. Bashkoni kosin me kastravecin, specin djeges(pak), 1 luge kafe leng limoni dhe koprren te prere imet. Ne nje pjate te ceket vendosni salcen e kastravecave dhe siper mishin e pules. Dekoroni me koperr te fresket.