Pulë me petë

Pulë me petëPërbërësit:

▪ 1 pulë (përafërsisht 1,5 kg)
▪ 250 gr. petë
▪ 100 gr. gjalpë
▪ 150 gr. qepë
▪ 1 lugë majdanoz i grirë
▪ piper i kuq
▪ kripë

Përgatitja:

Pulën e lajmë dhe e ziejnë në një sasi sa më të vogël uji, të kripur paraprakisht. Ashtu të zier, pulën e presim në copa dhe e vendosim në qendër të enës zjarrduruese.

Përreth mishit të pulës, shtojmë petat e thyera. Qepën e grijmë dhe e skuqim në gjalpë, deri sa të marrë një ngjyrë të ndritshme dhe më pas, e hedhim në ujin, në të; cilin kemi zier pulën.

Lëngun e përfituar, e derdhim. mbi petat e thyera dhe vijojmë pjekjen, për 25 minuta, në furrë të nxehur, në 175 gardë Celsius.

Para se ta shërbejmë, mbi ushqim hedhim majdanoz të grirë dhe piper të kuq.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..