Pulë me mollë

receta gatimi per pulë me mollëKohëzgjatja:

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta


Përgaditja për 4 persona:

  • 4 gjokse pule nga 250 gr secili,
  • 40 gr gjalpë,
  • një lugë vaj ulliri,
  • 3 mollë të kuqe,
  • 3 mollë jeshile,
  • 2 thelbi hudhër,
  • një lugë të vogël erëza të përziera,
  • kripë,
  • piper,
  • 300 ml verë molle po të jetë e mundur,
  • ndryshe verë të bardhë,
  • 4 lugë panë (kajmak qumështi i përpunuar).

Skuqni me flakë të ulët në një tigan jo të thellë gjokset e pulës me vajin dhe gjysmën e gjalpit për 5-6 minuta, derisa të kenë marrë ngjyrë nga të dy anët. Hiqni nga tigani dhe thajini me letër kuzhine.

Lani 2 mollë të kuqe dhe 2 jeshile, eliminoni zemrën e mollëve dhe pritni në feta. I vini të skuqen për pak kohë, derisa të ngjyrosen, në të njëjtin tigan të gjokseve të pulës, ku keni shtuar dhe hudhrën e shtypur. Tani vini përsëri në këtë tigan gjokset e pulës, shtoni erëzat dhe verën. Uleni flakën pasi të ketë vluar dhe lëreni kështu për 40 minuta.

Ndërkohë lani 2 mollët, që kanë ngelur dhe pritni në feta të holla, skuqini pak minuta në një tigan tjetër së bashku me gjalpin dhe kur t’i hiqni thajini me letër kuzhine.

Sistemoni gjokset e pulës në pjatë. Holloni çfarë ka ngelur në tigan me panënë dhe mbajeni mbi zjarr 2-3 minuta. Hidhni këtë lloj salce mbi gjokset e pulës, zbukuroni pjatën me mollët dhe servojeni.

Article Tags:
· ·
Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..