Përbërësit:
Një gjoks pule
2 portokalle
2 thelpinj hudhër
3 lugë mjaltë
2 lugë sheqer
Kripë
Përgatitja:
Në një tas të thellë shtrydhni lëngun e portokallit, pastaj shtoni thelpinjtë e hudhrës, dy lugë mjaltë, pak kripë dhe në këtë masë vendosni fetat e mishit të pulës. Vendosen në frigorifer përreth një orë.
Pritni lëvoren e një portokalleje në shirita dhe lërini në ujë për një orë, pastaj kullojini ato. Në një tigan me zjarr të ulët, përzieni 2 lugë sheqer, një lugë mjaltë dhe pak ujë. Ndërkohë që e trazoni vazhdimisht, shtojini edhe shiritat e lëvores. Lëreni përzierjen të trashet derisa lëvoret të karamelizohen (por nuk duhet të nxihen). Piqini mirë fetat e pulës nga të dyja anët dhe lërini të ziejnë pak me lëngun që i keni marinar në zjarr të lartë. Shërbejini me lëvoret e karamelizuara.