Pulë me gështenja

Pulë me gështenjaPërbërësit:
-1 Pule 500 gram
-l filxhan çaji gështenja të qëruara
-2 filxhanë kafeje
-oriz l lugë gjelle
-rrush i thatë
-l kokërr qepë
-50 gr gjalpë
-kripë
-piper i zi
-kanellë

Përgatitja:
Zgjidhet një pulë mesatare, e majme dhe e re. Pula pastrohet, lahet dhe bëhet mbushja.
Zgjidhen gështenja të mëdha, zihen për 5 minuta, qërohen nga lëvozhga e cipa e brendshme; copëtohen në katërsh, ndërsa rrushi i thatë ose fara vendoset në ujë të vakët që të zbutet e të by­mehet ose bajamet të cilat qërohen nga cipa dhe priten.
Në tenxhere me gjalpë kaurdiset qepa, hidhen mëlçitë e pulës (të grira), orizi dhe kaurdisen së bashku. Shtohen gështenjat ose bajamet, rrushi i thatë, pak kripë dhe lëng pule ose ujë. Lihet në zjarr derisa të ketë pirë lëngun dhe të jetë bërë një pilaf i shkrifët dhe i papërfunduar mirë. Hiqet nga zjarri, hidhet kanellë e bluar dhe me këtë masë mbushet barku, kurse gusha e pulës qepet.
Pula lyhet me gjalpë, kripë, piper të zi dhe piqet në furrë.
Pas pjekjes ndahet në pjata dhe spërkatet me lëngun e mbetur nga pjekja.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..